Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Cikalleshi në formacionin e javës në Turqi!

Në Superligën turke ishte java e Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili u ble pa dëshirën e trajnerit që më pas u shkarkua, ua ka shpërblyer besimin drejtuesve të klubit nga Konya pasi në këtë sezon ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Me 8 gola dhe 3 asiste në kampionat Cikalleshi deri tani ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer. Falë paraqitjes shumë të mirë që bëri në ndeshjen e fundit pikërisht në sfidën e javës së 39-të ndaj Karagumruk ndeshje të cilën Konyaspor e fitoi me rezultatin e thellë 5-1, bomberi kuqezi është përfshirë në formacionin e yjeve, pra në 11-shen më të mirë të javës në Turqi. Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Karagumruk ndërkohë që dha edhe një asist në golin e shqiptar tjetër Zymer Bytyqi si dhe iu anulua një tjetër gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Vlerësim më të lartë se Cikalleshi ka pasur vetëm sulmuesi i Besiktas, Cyle Larin, i cili shënoi 4 gola në fitoren 7-0 të skuadrës së tij kundër Hatayspor. Sulmuesi kavajas nuk është i vetmi shqiptar që vlerësohet në kampionatin turk. Edhe shoku i tij i skuadrës, Zymer Bytyqi, është përfshirë në formacionin yjeve të javës. Anësori i Konyaspor shënoi pas asistit të lojtarit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që VAR-i i hoqi atij asistin në golin që iu anulua Cikalleshit. Bashkë me dy futbollistët shqiptarë të Konyaspor në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke janë përfshirë edhe të tjerë emra me peshë si Rosier i Besiktas, Akbaba i Galatasaray e Max Gradel i Sivasspor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...