Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, ja nota që i japin mediat ndërkombëtare Gjimshitit!

Atalanta bëri goditjen e madhe mbrëmjen e të mërkurës duke nderuar futbollin italian me fitoren 0-2 që arriti brenda në Anfield Road përballë Liverpoolit. Për këtë një meritë të madhe e ka edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, i cili ishte thjeshtë fantastik në qëndër të prapavijës. Ylli i kombëtares sonë dhuroi një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë, duke mos lënë aspak hapësira në zonën e tij në difensive. Edhe mediat prestigjioze sportive të njohura e vlerësojnë lart paraqitjen e mbrojtësit, me Europsport, që e i vendos notën 6.5 dhe i jep meritat e bllokimit të Mohamed Salah.

“Nota 6.5. Filloi ndeshjen me disa topa të gabuar, por më pas gjeti balancat e duhura edhe në aspektin emocional. Dhe nga ana e tij kalon Salah, por arrin ta kontrollojë mirë”, shkruhet në vlerësimin e Eurosport për Gjimshitin. Shtatlarti shqiptar është kthyer në një lider të vërtetë në mbrojtjen e Atalantës gjatë kësaj periudhe dhe sidomos në dy sezonet e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...