Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shkëlqeu ndaj Spanjës, mesfushori pranë firmës me Interin

Shkëlqeu ndaj Spanjës, Frattesi pranë Interit
Shkëlqeu ndaj Spanjës, Frattesi pranë Interit

Davide Frattesi ishte padyshim një nga notat më të bukura të Italisë, në gjysmëfinalen e FINAL Four në Ligën e Kombeve, ku të kaltrit u mposhtën nga Spanja me rezultatin 2-1.

Mesfushori në pronësi të Sassuolos është vënë në shënjestrën e Interit prej muajsh dhe sipas mediave italiane, palët janë shumë pranë kompletimit të transferimit.

Marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Sassuolos është arritur mbi bazën e 35 milionë eurove, 5 prej të cilave zikaltrit do t’i kompebnsojnë me kartonin e të riut të talentuar Mulattieri, i cili do të transferohet në klubin emilian.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Frattesi do të vishet menjëherë zikaltër në një operacion huazimi me detyrim blerjeje dhe pagesë të kartonit me këste, Brenda dy viteve të ardhshme.

Paraqitja e mesfushorit duket se ka bindur edhe trajnerin Simone Inzaghim, që fillimisht kishte kërkuar serbin Sergej Milinkovic-Savic, por Frattesi është disa vite më i ri dhe mund të luajë disa role në fushë, ndaj edhe ka marrë mbështetjen e shumicës në kampin zikaltër.

Komletimi i marrëveshjes për transerimin e tij në Milano, pritet të vijë Brenda muajit qershor, pasi zikaltrit duan të shmangin rrezikun e përfshirjes në negociata të klubeve si Milani e Juventusi, që nuk e kanë fshehur admirimin për Frattesin.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...