Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkëlqeu në kampionatin francez, Napoli sulm për futbollistin nga Bregu i Fildishtë

Napoli vijon të jetë në kërkim të një sulmuesi dhe duke qenë se negociatat me Icardin dhe spanjollin Rodrigo janë komplikuar, vëmendja është spostuar te futbollisti nga Bregu i Fildishtë Nicolas Pepe.

Ky i fundit mbylli një sezon fantastik me francezët e Lille dhe bëri paraqitje impresionuese edhe në Kupën e Afrikës, ndërsa tashmë është gati për një tjetër eksperiencë, pasi edhe ofertat në drejtim të tij janë të shumta.

Drejtori Sportiv i napolitanëve, Giuntoli ka vendosur kontaktet e para me klubin francez, që nga ana tjetër ka theksuar se nuk negocion për një shifër më të ulët se 65 milionë euro në këmbim të futbollistit që luan si në krah të sulmit, ashtu edhe në qendër.

Sezonin e fundit Pepe shënoi 22 gola dhe asistoi 11 të tjerë me Lille, duke zgjuar interesin e skuadrave si Liverpool, Bayern Munchen, Inter, PSG, etj., ndërsa Napoli i është bashkuar garës së fundi dhe po nxiton të parakalojë rivalët.

Sipas raportimeve të mediave italiane, De Laurentiis pritet të takojë menaxherët e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, për të arritur më parë një akord me ta dhe më pas të nisë sulmin për të bindur francezët e Lille.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...