Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Shkëlqeu në Kupë, Mbappe vendos rekord për PSG

PSG kaloi pa vështirësi skuadrën e Pys de Cassel në Kupën e Francës, me parizienët të cilët triumfuan thellë 0-7 në transfertë. Një sfidë e cila i përmbushi të gjitha pritshmëritë dhe në fund rezultoi edhe një sfidë argëtuese për Mbappe me shokë. Sulmuesi francez ishte autori i pesë golave dhe kjo ishte risia e mbrëmjes, pasi Mbappe vendosi një rekord si në aspektin personal ashtu edhe ekipor, pasi 24-vjeçari u bë lojtari i parë i PSG që shënon pesë gola në një ndeshje.

Një sezon që nuk nisi mirë në aspektin personal, por tani Kylian ka rigjetur versionin e tij më të mirë dhe tani në këtë edicion numëron 24 ndeshje dhe 25 gola duke ecur në hapat e duhura për të thyer numrat e sezonit të tij më të mirë.

Mbappe dy sezone më parë shënonte 42 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe tani kur në lojë është ende pjesa e dytë e sezonit pritshmëritë janë që sulmuesi të thyej numrat e tij personal.

Gjithashtu, kjo formë e Mbappe u konsiderua edhe si një përgjigje e fortë në distancë ndaj Erling Haaland, pasi dyshja pritet të “pushtojë” botën e futbollit pasi epoka Messi-Ronaldo është pothuajse në perëndim.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...