Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Arbitrat? Çfarë të them, janë gjëra që duken

Gjykimi në sfidën Kukësi-Teuta 4-0, la për të dëshiruar, pasi vendimet e kryesorit dhe mosreagimi i anësorit ndikuan direkt në dy prej golave të verilindorëve, gjithsesi, trajneri i “Djemve të Detit”, Bledi Shkëmbi, nuk dëshiron ta justifikojë disfatën me vendimet e trupës gjykuese.

“Nxjerrjen e sulmuesit nga loja e bëra sepse isha i pakënaqur me lojën e tij, nuk bëri detyrat si duhej. E pyeta arbitrin: “si është rregulli kur topi kap kokën pastaj shkon te dora, a quhet penallti? Kaq, nuk ka problem. Arbitri i katërt m’u përgjigj se nëse topi kap kokën e lojtarit nuk quhet penallti. Çfarë të them? Janë gjëra që duken.”

Arbitrat: Për të qenë i sinqertë, nuk merrem me arbitrat dhe nuk do të merrem asnjëherë. Po them diçka, më vjen keq për lojtarët, kishim mungesa nuk na duhej ky dygolëshi i parë kaq i shpejtë. Kishim dhe ne problemet tona.

Problemet te Teuta: Nuk është problemi te dy penalltitë, por tek ne. Në pjesën e parë ishte Lorenc Vila që mund të shënonte ballë për ballë me portierin. Meritë ka dhe Kukësi, që ka një ekip me shumë cilësi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...