Abissnet Superiore

Shkëmbi: Devolli më ka ndihmuar edhe si lojtar, për portën të “dhemb koka”

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur në Supersport pas fitores së Dinamos me rezultatin 0-1 ndaj Kukësit. Tekniku i dinamovitëve ka theksuar se Dinamo e pjesës së dytë të sezonit do të jetë ndryshe pasi ekipi ka më shumë cilësi ndërsa shton se Lilaj i jep skuadrës qetësi dhe shumë eksperiencë.

“Është e thjeshtë të flasësh kur fiton, meritën më të madhe e kishin lojtarët dhe pashë një ekip me besim dhe karakter. Luftuan në çdo top dhe fituam sepse dolëm më mirë në duele, këtë herë na ndihmoi edhe fati.

Jam i bindur që do të jetë një skuadër ndryshe se kemi më shumë cilësi dhe kemi akoma mungesa. Lilaj nuk është në maksimumi, por ndeshjet vijnë shpejt dhe kemi ndeshje të vështira. Do të shohim gjendjen fizike të të gjithëve”.

Maliqi në krahun e majtë? “Maliqi dhe Siljanovski të dy në të njëjtin krah pasi aty Kukësi shtyn me Ndrecën. Nëse Maliqi do të kishte nuhatjen e sulmuesit do të bënim keq edhe në pjesën e parë, por doli siç e menduam për të bllokuar Kukësin”.

Lilaj-Demiri në qendër? “Nuk më vjen mirë të flas për atë që kemi vuajtur por me Demirin-Sidibe dhe Lilaj jemi më ndryshe. Lilaj ka eksperiencë dhe qetësi, do të veçoj edhe Demirin me Sidiben. Demiri ka qenë në një nivel tjetër dhe jo si në pjesën e parë të sezonit”.

Sa iu ndihmon kjo fitore? “Kemi pasur presion rezultatesh, por vazhdojmë të jemi në presion dhe kjo për aspektin pozitiv. Kemi bërë një fitore dhe kaq, kemi një ekip që duhet të jetë më lart dhe presioni i të shkuarit lart do të jetë sërish. Do të bënim gabim të madh të vetëkënaqemi, në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Kur mendon se ke vazhdimësi vjen goditja dhe rifillon nga zero. Nuk do ta lejojmë ne si staf që lojtarët të mendojnë se kanë bërë diçka të madhe”.

Prisni ende nga merkato? “Kemi nevojë edhe për të tjerë lojtarë, presim këto ditë të përforcohemi edhe në mbrojtje. Shpresojmë t’ia arrijmë shpejt se ndeshjet janë afër, jam i bindur që do të bëhet. Sot na mungoi Chinedu, Isaevski që do të mungojë gjatë ndaj dhe një tjetër do jetë i mirëseardhur. Për zgjedhjet në portë, të dhemb koka. Për fat të mirë, tre portierët kanë bërë shumë mirë. Simoni merr një vëmendje të veçantë për moshën që ka dhe sot na ruajti tre pikët, e ka bërë edhe në ndeshjet e tjera”.

Marrëdhënia më Devollin? “Prandaj jemi të dy bashkë, në klubet e tjera nuk do të ishte normale që të qëndronin dy trajnerë të parë bashkë. Por, ishte dëshirë e imja dhe nuk e fsheh që shoqëria familjare që kam me të është kryesore. Por, është edhe korrektësia e klubit që çdo gjë është ndryshe këtu dhe prandaj funksionon. Më ndihmon eksperienca e Devollit, më ka ndihmuar edhe si shok skuadre”.

Polemikat me trajnerin Longo? “Kemi një muaj që stërvitemi aty të gjithë, nëse janë strategji këto që pësojnë humbje kundërshtarët atëherë në rregull. Rrespekte për trajnerin dhe Kukësin, e vlerësoj shumë se në futboll rezultatet tregojnë gjithçka”, u shpreh Shkëmbi.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency