Kategoria Superiore

Shkëmbi: Duket sikur është fundi i botës, Teuta me shumë probleme

Fjalë “të rënda” të trajnerit të Teutës, Bledi Shkëmbi, në përfundim të sfidës së humbur 1-3 me Tiranën.

“Të humbasësh nuk është fundi botës, por kështu si humbim ne, ndoshta është fundi i botës. Ishte një ndeshje e shëmtuar, ku në asnjë moment nuk ishim në lojë. Një ndeshje ku nuk patëm dëshirën minimale për të luftuar apo fituar. Gjëja më e thjeshtë është që të luftojmë, por ne na ka humbur kjo pjesë. Mendoj se kemi shumë probleme si skuadër në tërësi. Kemi shumë lojtarë jashtë forme, kjo na bën të vuajmë në fushë, dhe nuk jemi të gatshëm psikologjikisht për ta luajtur një ndeshje.”

Çfarë thonë lojtarët kur e kanë kaq të vështirë të përgjigjen në fushë?

Të ishte futbolli me fjalë, do të ishim të gjithë kampionë. Nga unë i pari dhe futbollistët, nuk duhet të thonë asgjë. Të vrapojmë në fushë dhe të fitojmë. Kemi thënë shumë fjalë, por asgjë nuk kemi fituar. Unë dhe lojtarët duhet të bëjmë më shumë. Problemi psikologjik sjell rezultatet negative. Duhet të jemi të fortë psikologjikisht, të bëjmë ndeshje të mira e të fitojmë.

Keni provuar çdo emër, vuani në mbrojtjes dhe sulm…

E vërtetë, Tirana ishte më e freskët, por e thashë që nuk është fundi i botës të humbësh një ndeshje, apo nga Tirana. Jam dakord se mund të them që punojmë, ndërrojmë emrat, por në fund e di që është përgjegjësia ime. Ndoshta nga jashtë i shikoni më qetë dhe më mirë, por, sinqerisht, më vjen vështirë të them që futbollistët e mi kanë frikë nga humbja dhe të vazhdojnë të gabojnë. Futbolli ka një gjë të mirë, që i tregon në fushë, por ne nuk po tregojmë asgjë.

A ka klauzola penalizuese kur bëhen paraqitje të tilla?

Në stërvitje ata janë shembuj, sesi sillen me mua, apo njëri-tjetrin. Nuk dua alibi që të gjej gabimet në këto gjëra. Sa i përket kontratave, kemi edhe ne penalitete nëse nuk arrijmë Europën.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency