Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shkëmbi: E vështirë por jo e pamundur për të mposhtur Tiranën, Kupa rrugë më e lehtë për në Europë

Dinamo do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e raundit të dytë në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës. Në konferencë për shtyp, trajneri Bledi Shkëmbi ka theksuar se do të jetë e vështirë për të mposhtur bardheblutë, megjithatë jo e pamundur. Ndër të tjera, tekniku i kryeqytetasve shprehet se Kupa është një rrugë më e lehtë për të mbërritur kualifikimin në Kupat e Europës.

Kupa- “Është një objektiv, ndoshta edhe më i thjeshtë për të shkuar në Europë, me përqëndrim dhe dëshirë duke pasur parasysh edhe kundërshtarin. Duhet një vlerësim special, për të dhënë maksimumin dhe për të kaluar turin.

Mendoj se do të kemi dy apo tre mungesa, se janë ndeshjet afër njëra-tjetrës por janë gjëra normale. Shpresojmë deri nesër të rikuperojmë edhe ndonjë lojtar. Sofranac nuk do të jetë për këto dy ndeshje, do të donim ta kishim, por do të mundohemi me ata që kemi në dispozicion që të mos ndihet mungesa. Janë dy ndeshje derbi që nuk mund t’i ndajmë, si me Partizanin që ishim të motivuar dhe bëmë mirë, të njëjtën gjë duam edhe nesër ndaj Tiranës.

Kemi parasysh se Tirana po kalon një moment të mirë, do jetë e vështirë por jo e pamundur. Do jetë një test për ndeshjen e pas tre ditëve në kampionat dhe mendoj që të dyja skuadrat do të kërkojnë më të mirën për të qenë në gjendje të mirë psikologjike në kampionat. Jam i përqëndruar te ekipi im dhe te mungesat që mund të kemi.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...