Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Fitore që vlen shumë, për Europën duhen përforcime!

I kënaqur për fitoren pasi Europa tashmë është më afër për Teutën e tij, trajneri i durrsakëve Bledi Shkëmbi e analizoi kështu në intervistën për Supersport fitoren 2-0 ndaj Partizanit.

“Kryesorja është që morëm 3 pikët.Gjatë gjithë javës kemi punuar për të qenë seriozë. Ndeshjet e tjera dolën ashtu siç na interesonte. Gjithsesi ka edhe 2 ndeshje të tjera”.

Përshëndetja e Partizanit…

Personalisht mendoj që kampionët duhet të respektohen. Ato 90 minuta mund të jenë luftë, por për mendimin tim, aty ka mbaruar çdo gjë. Partizani e meritonte, është ekipi kampion, të gjithë ne duhet ta respektojmë.

Ecuria në javët e fundit…

Jam i bindur që do të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Kemi kaluar problemin psikologjik. E kaluam duke u stërvitur shumë, por edhe me fat. Gjithmonë për të kaluar një situatë të vështirë në futboll të duhet edhe pak fat. Në këtë ndeshje e kemi pasur.

Pikat e dobëta dhe të forta të skuadrës…

Kemi dhe 2 ndeshje shumë të vështira për të luajtur, duhet të mbarojmë edhe këto 2 ndeshje, më pas klubi do të mundohet të bëjë afrimet e duhura për të qenë sa më të fortë në kupat e Europës.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...