Vala Superliga

Shkëmbi: Fitore shumë e rëndësishme, duam të jemi në katër vendet e para

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, i gëzohet fitores së dytë në transfertë në këtë këtë seson, por që për të është e para e një rëndësie kaq të madhe. Gjithsesi, tekniku korçar e pranon se skuadra e tij pati edhe fatin me vete në fitoren 0-2 në fushën e Llapit.
Kjo ishte fitorja e parë jashtë shumë e rëndësishme. Patëm edhe fat sot, sepse kundërshtari kishte raste në pjesën e parë, por fatmirësisht nuk pësuam gol. Në pjesën e dytë shënuan në rastet që na u paraqitën, madje mund të fitonim më thellë. Pikët janë shumë të rëndësishme ndaj rivalëve direkt. Rivali ishte shumë i fortë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Kemi aq pikë sa meritojmë.
I pyetur për marrëdheniet me drejtuesit e skuadrës dhe faktit që situata te Liria ka qenë e tensionuar, por rezultat nuk kanë munguar, Shkëmbi dha këtë shpjegim.
Situata është qetësuar te Liria. Unë, futbollistët dhe kryesia për të mirën e të gjithëve duhet ta mbyllim këtë punë. Ne do të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë, patjetër që duam të jemi sa më lart. Duam të jemi në katër vendet e para. Jemi brenda objektivit dhe e rëndësishme është të kemi vazhdimësi.

To Top