Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi i jep të drejtë tifozëve: Skuadra ka burra, ndjesi e veçantë përballja me Arapin

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme në kampionat ndaj Teutës. Kryeqytetasit vijnë pas atij zhgënjimi në Laç, ku pësuan një disfatë me pesë gola dhe iu duhet të reagojnë me patjetër. Tekniku Shkëmbi u shpreh se në ekipin e tij nuk mungojnë karakteret e fortë dhe burrat, ndërsa shton se ndeshja me :açin duhet harruar sa më shpejt.

“Ishte një rezultat i thellë dhe një ndeshje që jemi të ndërgjegjshëm që mund ta quajmë të turpshme. Nuk ishte vetëm problemi në mbrojtje, por ishte e gjithë skuadra. Kemi folur me skuadrën dhe jemi munduar të marrim përgjegjësitë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi aty. Shpresojmë që nesër të jetë një ndeshje tjetër, të jemi me fytyrë tjetër. Më shqetësojnë humbjet me rezultat të thellë. Në futboll mund të ndodhë që të shënosh pak, kështu Teuta doli kampion.

Por, e rëndësishme është të gjejmë ekuilibrat dhe të mos përsërisim ndeshje të dobta. Koha ka qenë e pakët, por pas atij rezultati të atillë është më mirë që ndeshja e radhës vjen shpejt, nëse ke edhe karakterin e duhur. Ne kështu e kemi marrë këtë situatë, për të harruar sa më shpejt atë që ndodhi në Laç. Ne kemi vuajtur mungesat dhe alternativat dhe kjo është parë ndeshje pas ndeshje, rikthehen disa lojtarë si Malikji apo Sidibe.

Humbja nuk tregon se nuk kemi burra, i ndodhin çdo skuadre. Duket sikur ka një mungesë karakteri, duhet të kishim më shumë karakter dhe të mos e linim lojën në atë drejtim. Por, skuadra ka burra dhe skuadër e fortë është ajo rikthehet aty ku i takon. Dy ndeshje të dobta rresht nuk i kemi bërë asnjëherë. Por, atë ndeshje duhet ta fshijmë sa më shpejt. Në vazhdojmë të kemi objektiv 3-4 vendet e para, vendi i tretë nuk është larg. Edhe Tirana apo Kukësi do të ketë uljet e ngritjet, por e rëndësishme është ajo që bëjmë ne”.

Përballja me Arapin? “Te Teuta edhe si lojtar apo trajner ka qenë pikënisja ime, pata sukses si trajner që shkuam në Kupat e Europës. Ndjesi e veçantë për Arapin, nuk e prisja të përballeshim kaq shpejt. I kam uruar suksese, më vjen mirë që shokët me të cilët kemi fituar te Skënderbeu janë bërë trajnerë apo drejtorë”.

Kërcënimi i tifozëve? “Është e drejtë që tifozët të reagojnë, edhe unë kam reaguar për veten time. I kërkuam falje dhe nuk ka pse të fshihemi. Në karrierën time e di se nëse do të jesh mirë me tifozët, atëherë të duhen rezultatet”, u shpreh Shkëmbi.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...