Kupa e Shqiperise

Shkëmbi: Ishim në ditë të keqe, por reagimi më bën optimist

Intervista e trajnerit të Teutës, Blendi Shkëmbi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi durrsakët arritën të marrin një barazim 2-2 përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Sa i kënaqur jeni nga reagimi i skuadrës në minutat e fundit?
Të jem i sinqertë jam shumë i kënaqur me rezultatin, për mënyrën se si shkoi loja. Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në 10 minutat e fundit, kur arritëm për rikuperojmë disavantazhin e dy golave, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Për herë të parë Bushiç dhe Latif nga minuta e parë. Si e vlerësoni paraqitjen e tyre?
Më vjen mirë për Bushiç, që arriti të shënojë sot dhe na rriti entuziazmin në një moment të rëndësishëm të takimit, të dy luajtën shumë mirë, por natyrisht që duhet të kishim bërë më shumë. Megjithatë më shumë sesa faza sulmuese, unë jam i preokupuar për mënyrën se si i morëm golat, duke gabuar shumë.

Duket sikur Sidibe nuk po e bën dot filtrin para qendrave të mbrojtjes dhe po ju vë në vështirësi…
Është e vërtetë dhe duhet të pranoj që sot të tre qendrat, duke përfshirë edhe Sidibe, nuk ishin në lartësinë e duhur. Mesfushori nuk arriti të paraqitej në nivelin që jemi mësuar ta shohim dhe pësuam sot gola shumë të lehtë, që nuk janë të pranueshëm për Teutën. Megjithatë duhet të shohim përpara, pasi ndodh që edhe lojtarë të tillë, të kenë një ditë jo fort të mirë. Unë personalisht mendoj që patëm mundësinë të kalonim në avantazh në pjesën e parë, por nuk ia dolëm dhe pamë që më pas të na shënonte kundërshtari.

A është ky në rast, ku duhet t’u kërkoni liderëve të skuadrës, të mos ju “zhgënjejnë” në bllok?
Edhe unë kur kam luajtur futboll, kam pasur momente dobësie, por asnjëherë nuk flitej për tradhti. Futbolli është i tillë, ku çdo lojtar ka një moment dobësie dhe nuk mund të vëmë në diskutim ndershmërinë e këtyre lojtarëve. Për më tepër, nëse jemi këtu ku jemi, është edhe për meritë të këtyre elementëve, ndaj nuk duhet të gjejmë fajtorët pas një apo dy gabimesh.

Kush ka më shumë shanse për t’u kualifikuar?
Nisur edhe nga rezultati e loja sot, kemi shanse të barabarta për t’u kualifikuar.

Keni filluar të mendoni për Partizanin?
Duke filluar nga tani, do të mendojmë për Partizanin, pasi e diela vjen shpejt dhe duhet të përgatitemi për një ndeshje të atillë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency