Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Ishte një ditë e keqe, kthejmë faqe në takimin e radhës

Teuta shkoi në Laç si kryesuese, por u mposht bindshëm me rezultatin 3-0 dhe dorëzoi kreun, ndërsa në përfundimit të takimit, në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, trajneri Blendi Shkëmbi pranoi paraqitjen e dobët të të tijve, por premtoi ndryshimin e situatës që në ndeshjen e radhës.

Çfarë ndodhi sot?
Kundërshtari luftoi më shumë dhe e kishte përgatitur ndeshjen më mirë. Pavarësisht kësaj, kam besim te ekipi. Lojtarët bënë gabime individuale, por përgjegjësia është e imja dhe stafit. Duhet ta përgatisnim më mirë ndeshjen, edhe psikologjikisht.

Diferencën e bëri Nwabueze, një lloj sulmuesi që ju vazhdoni ta kërkoni në ekip?
E vërtetë, ai bëri diferencën. Kishim punuar për ta ndalur atë, por për gabimet tona, edhe meritë të tij, nuk arritëm. Fati i mirë është që kampionati nuk mbaron këtu. Pas 4 ditësh kemi ndeshje tjetër, që do e përgatisim më mirë në mënyrën psikologjike.

Teuta e ka tabu fushën e Laçit…
Unë mbaj mend ndeshjen e sezonit të kaluar, kur isha vetë trajner dhe ndodhi kështu. Bëmë një paraqitje të shëmtuar. Mora përgjegjësitë, pasi nuk bëmë mirë nga ana psikologjike për të përgatitur ndeshjen në fushën e Laçit.

Mendoni se Teutës i duhen lojtarë me personalitet që të dalin nga situatat e vështira gjatë një ndeshje…
E drejtë, në situata të vështira, janë liderët që e ndihmojnë skuadrën. I kemi këta lojtarë dhe shpresoj që të jetë vetëm një ditë e keqe.

Më mirë kur humb në një mënyrë të tillë, që lojtarët të jenë me këmbë në tokë…
Ne jemi me këmbë në tokë të gjithë, stafi dhe lojtarët. Ndoshta ndryshe nga të tjerë, e di që në futboll bëhen gabime. Reagimi është ai që bën ndryshimin. Sot nuk arritëm të reagojmë, kjo më shqetëson. Nuk shqetësohem për pjesën tjetër, sepse e di që nga ndeshje tjetër do reagojmë ndryshe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...