Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Kemi hedhur bazat për të ardhmen, Frashëri do ta heqë “thesin” nga shpina

Intervista e trajnerit të Teutës, Blendi Shkëmbi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas sfidës që skuadra e tij fitoi me përmbysje, me rezultatin 2-1 përballë Kukësit, në stadiumin, rezultat që i çon durrsakët në vendin e dytë të renditjes.

Një ndeshje me shumë episode, por skuadra tregoi fytyrën e vërtetë. A mund të shohë më larg se Europa, kjo Teutë?
Kemi fituar një ndeshje shumë të vështirë, ku skuadra u paraqit mjaft mirë dhe respektoi detyrat gjatë gjithë kohës. Sa i përket objektivit, ne dhe të sigurojmë sa më shpejt Europën, pasi ai mbetet synimi ynë primar.

Kishin ndryshuar taktikisht edhe pozicionin e Prognit…
Është e vërtetë, pasi futbollisti po kalon një moment mjaft të mirë kohët e fundit dhe na ndihmoi, duke na dhënë më shumë thellësi dhe befasi.

Duket sikur Bushiç nuk ka shpejtësinë e duhur për të vënë në vështirësi kundërshtarin në 30 metrat e fundit…
Për të qenë efektiv në 30 metrat e fundit, duhet shumë cilësi, pasi nuk është e lehtë të shkosh ashtu siç kërkoj edhe unë. Nga Bushiç jam i kënaqur me atë që dha, pasi ishte ndeshja e parë si titullar. Unë jam më shumë i interesuar për të parë se si skuadra shkon në ato 30 metrat e fundit dhe mund të them se po marr sinjale që ky ekip po hedh baza të forta për të ardhmen, gjë që ishte edhe synimi im kur erdha te Teuta.

Çfarë ndryshuat te skuadra para kësaj ndeshjeje?
Nuk kemi ndryshuar gjë, por kemi punuar shumë në aspektin psikologjik me lojtarët. Unë mendoj se në ndeshjen me Kamzën luajtëm shumë mirë, por nuk ia dolëm të fitojmë. Punuam me anën psikologjike, por na ndihmoi edhe fakti që lojtarët motivohen mjaft mirë kur kanë kundërshtar të fortë përballë.

Frashëri duket sikur luan me një thes mbi shpinë, pasi nuk po arrin në më të mirën e tij…
Është e vërtetë që Frashëri nuk po arrin të shprehet në më të mirën e tij, por sa i përket ndeshjes së sotme, bëri gjithçka mirë në aspektin taktik, duke respektuar në perfeksion detyrat e tij. Sa i përket “thesit mbi shpinë”, shumë shpejt nuk do ta ketë më.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...