Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shkëmbi: Longo ka parë filma me spiunë, qenka trajner i mirë edhe nga goja

Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kukësit, ku foli fillimisht për merkaton, duke vlerësuar afrimet e reja të klubit kryeqytetas.

“Nuk jemi në moment ndërtimi, por përmirësimi. Mund të ndodhte që për shkak të rezultateve presidenti të tërhiqej, por përkundrazi na ka dhënë më shumë mbështetje për t’u përmirësuar. Me afrimet që kemi bërë mendoj se kemi arritur të marrim lojtarët më të mirë të mundshëm (Lilaj, Reginaldo e Deninson). Asnjë nga lojtarët nuk është 100 për qind, por për minutat që do të luajnë do të tregojnë aftësitë e tyre. Presim edhe një lojtar, këto dy-tri ditë do ta marrim vesh të sigurt. Në parim kemi rëndë dakord. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës.”

Presioni për rezultatet: “E ndiejmë presionin në çdo ndeshje, aq më tepër ne, që nuk kaluam një moment ë mirë. Tani është vit i ri, fillim i ri, shpresoj të kemi ndryshuar diçka dhe prurjet të na ndihmojnë. Jam i bindur që do të jetë një Dinamo e re.

Përballja me Kukësin: “Është ndeshje si gjithë të tjerat, Kukësi kërkon ta fitojë, sikurse edhe ne që duam të largohemi nga poizicioni që kemi. Jam i bindur që kjo ndeshje do të jetë ndryshe, do të japim maksimumin për ta fituar.

Shtyrja e ndeshjes: “Nuk e kuptuam pse u shty ndeshja, donim ta luanim siç e kishim në kalendar, por ne jemi sportivë në qëndrime, do ta luajmë siç është vendosur. Barazimi? Nuk firmos për barazimin, e kam parë shumë mirë skuadrën në stërvitje. Nëse të gjithë do të japim maksimumin, do të fitojmë, por në futboll ka të bëjë shumë edhe fati.”

Skuka shënoi për Partizanin: “Më bëhet qejfi që Skuka ka shënuar se ishte djalë i mirë. Vendosa që Skuka të largohej, por nuk kam asnjë pishman, jam i fokusuar tek lojtarët që kam në ekip.”

Objektivat: “Po mendojmë për ndeshjen e radhës. Kampionati shqiptar ka dhënë prova që, nëse fiton tri ndeshje radhazi, objektivat ndryshojnë. Ne e kemi fokusin te ndeshja e radhës. E rëndësishme për ne është edhe Kupa, si rruga më e thjeshtë për të shkuar në Europë, por ne do t’i vlerësojmë të dyja.”

Ironia për Longon: “Trajneri Lango, Longo më falni, ka parë shumë filma me spiunë. Kemi pirë kafe me stafin e Partizanit në kompleksin ku zhvillojmë stërvitje dhe kaq. Nuk shkojmë t’i shohim trajnerit të Kukësit stërvitjen. Longo është shumë i mirë, por me sa duket edhe me gojë. Ka ndodhur herë të tjera që ne jemi stërvitur përpara, por ne nuk e kemi pasur këtë problem.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...