Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Mbaj përgjegjsitë e mija, paraqitje e shëmtuar!

I zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës së tij, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi e analizoi kështu në intervistën për Supersport, humbjen ndaj Partizanit.

Kujt mund t’ia vëmë fajin?

Ishte një fotokopje e ndeshjes së parë. Pësuam shpejt, gabuam përsëri dhe pastaj çdo gjë u bë shumë e vështirë. Lojtarët u munduan, por t’i shënosh Partizanit është e vështirë. Kur nuk shënon gol është e vështirë, kemi pasur raste që kemi shënuar dhe nuk e kemi mbajtur rezultatin. Kemi pasur raste që nuk kemi pasur fatin me vete. Përgjegjësia është e imja kjo nuk diskutohet.

A do bënit diçka ndryshe nëse do kishit mundësi?

Nuk do të bëja diçka ndryshe. Nëse bëj gabim e ndryshoj në lojën e ardhshme. Golat e parë erdhën nga dy goditje standarte. Ka pasur ndeshje që kemi pësuar ndeshje shumë shpejt. Në futboll ka raste që ndeshjet s’të dalin.

Mos ndoshta mesfusha nuk e ndihmon sulmin?

Unë mendoj që mesfusha bëri edhe sot mirë. Mendoj që kundër Partizanit e ka të vështirë të luajë nga mënyra sesi luan ai si ekipi. Mesfusha duhet të kishte bërë diçka më shumë, por të gjithë si ekip duhet të marrin iniciativën për të shënuar një gol.

Unë mendoj që pas 1-0 duhet të kalojnë disa minuta të gjesh balancat, Kallaku vuajti presionin e Atandës, i ka bërë shumë presion.

Ndoshta e shpërqëndron Teutën ndikimi i medias dhe komentet?

Nuk dua t’i shmangem përgjegjësisë sime. Teuta ka berë një punë të mirë, kjo për meritë të të gjithëve. Unë nuk e shoh vetëm në një ndeshje, por e shoh që në momentin si e kemi nisur. Dua të përgëzojë futbollistët dhe klubin. Të ndryshosh fytyrën e një ekipi brenda një sezoni është e vështirë. Kam besim te ekipi që di të reagojë.Kjo është në ndërgjegje të gjithë secilit. Ne nuk kemi bërë presion që do të dalim kampion me patjetër. Ndoshta keni dhe ju të drejtë, zërat mund të na kenë ndikuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...