Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Me Europën, Teuta brenda objektivave, Partizani…

Sërish të tretët, aty ku shkon në Europë. Fitorja ndaj Skënderbeut ka rikthyer Teutën në podin e kampionatit, por verdikti nuk është përfundimtar. Lufta vazhdon dhe Bledi Shkëmbi këtë e di mire. Në sfidën në shtëpi, përballë kampionëve të freskët të Partizanit, skuadrës së tij i duhet fitorja për të mos kompromentuar pozitat.

Duhet të vazhdojmë të luftojmë, të vazhdojmë me këto rezultate pozitive. Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim na duhet fitorja.

Partizani sapo ka fituar titullin, por Teuta nuk mund të shpresojë te efektet e festës së kuqe, edhe pse Shkëmbi, një ish-futbollist që ka ngritur jo pak trofe e pranon se në eksperiencën e tij në përballjet pas zyrtarizimit të titujve ka zakonisht një rënie të përqendrimit.

Për të qetë i sinqertë, kështu ka ndodhur edhe kur kam qenë futbollistë, por kemi folur me ekipin dhe kjo nuk duhet të kthehet në demotivim. Ndeshjet dhe pikët nuk t’i fal njeri, duhet t’i fitosh vetë. Duhet të luftojmë sikur të jetë një finale.

Peripecitë e skuadrës durrsake në këto dy fazat e fundit nuk kanë qenë të pakta, me Teutën që ka përjetuar edhe një seri zhgënjimesh, por Shkëmbi nuk e ka humbur kurrë besimin te ky grup që diti të bëjë kthesën ndaj Skënderbeut.

Pavarëisht momenteve të vështira, kam patur besim që ekipi do të rikthehej. Kemi treguar se dimë të rikthehemi, por tani kemi ndeshjen me kampionët, duhet të bëjmë më të mirën.

Europa në tri javë, por në retrospektivën e këtij kampionati kishte momente kur te Teuta shikonin drejt titullit. Me sa duket një objektiv i parakohshëm për një skuadër të sapondërtuar, këtë sezon arritja në zonën europiane mund të konsiderohet një trofe.

Europa ka qenë që në fillim objektivi ynë. Ndoshta rezultatet e mira bënë që të mendonim më shumë. E kam ditur që ishte shpejt të mendonim për titullin. Partizani u tregua më i miri, ndërsa ne jemi ende brenda objektivit, pra të kapim Europën.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...