Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Ndaj Luftëtarit për fitore, shpresoj të shënojnë sulmuesit

Teuta do të udhëtojë nesër drejt Gjirokastrës, ku do të përballet me Luftëtarin vendas, ndërsa sot doli në konferencë për shtyp edhe trajneri i durrsakëve, Blendi Shkëmbi, që vlerësoi kundërshtarin dhe bëri thirrje për përqendrim.

Si e shihni ndeshjen ndaj Luftëtarit nesër?
Është një përballje e vështirë, pasi ekipet e ashtuquajtura të vogla, apo që duken sikur kanë probleme, ta bëjnë edhe më të vështirë. Kemi folur shumë, jemi stërvitur dhe shpresoj që nesër ta arrijmë atë që ne kërkojmë. Duhet të jetë fitorja detyrim, edhe pse në futboll nuk ka detyrime. Duhet të shkojmë e të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe duhet ta fitojmë.

A prisni zhbllokimin e sulmuesve si Khalid e Nikac nesër?
Të gjithë duam të shpërthejnë sulmuesit, por kjo gjë duhet bërë në fushën e lojës. Shpresoj të jetë ndeshja e duhur që lojtarët sulmues të shënojnë. Nuk janë vetëm ata të dy, janë edhe të tjerët që duhet të ndihmojnë repartin e sulmit dhe të shënojnë.

Sa ndikon skema në shterpësinë e sulmuesve?
Nëse do dija ndonjë skemë që do të shënoheshin më shumë gola, atëherë do të luaja në atë mënyrë. Duhet të vazhdojmë me idenë tonë, të luajmë futbollin që kërkojmë. E thashë, shpresoj që të jetë një ogur i mirë dhe të shënojmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...