Kategoria Superiore

Shkëmbi: Ndaj Partizanit për fitore, pres reagimin e tifozërisë

6 fitore dhe asnjë humbje në 8 ndeshjet e fundit janë një bilanc i denjë për një skuadër që synon titullin kampion, por për ta konfirmuar këtë Teuta, i duhet të triumfojë përballë Partizanit. Është një ndeshje e rëndësishme, por që trajneri Bledi Shkëmbi po e përgatitet me të njëjtin mentalitet si në çdo takim tjetër.

“Ndeshje e vështirë, si çdo takim në kampionat. Sfidat kundër Partizanit apo Skënderbeut, japin një motivim ekstra për futbollistët, ndaj shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”, deklaroi Shkëmbi.

Trajneri i ‘djemve të detit’ nuk është gati të nënshkruajë për një barazim, skuadra kur zbret në fushë duhet të ketë vetëm një objektiv që është marrja e maksimumit.

“Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të synojmë të marri fitoren, por pas ndeshjes do të bëjmë analizën, duke u bazuar te loja, por edhe rezultati”, tha Shkëmbi.
Progni e Beqja janë të pezulluar ndërsa do të mungoj edhe Bicaj i dëmtuar. Mungesat mund të ndikojnë në lojën e Teutës, por tekniku 39-vjeçar ka besim të plotë tek alternativat.

“Në një ndeshje të rëndësishme do të donim t’i kishim të gjithë lojtarët, por kam shumë besim edhe te lojtarët e tjerë, që po stërviten mirë. Shpresoj që ata që do të luajnë, të bëjnë më të mirën”, tha tekniku korçar.

Një notë negative e këtij sezoni është mungesa e tifozerisë durrsake në shkallët e stadiumit, Shkëmbi shpresoj që kjo situatë të ndryshojë shumë shpejt

“Është e vërtetë që tifozëria na ka munguar. Shpresojmë që kjo të jetë ndeshja e duhur, që ata të rikthehen në stadium dhe të jenë një armë më shumë për motivimin e skuadrës”, deklaroi trajneri i Teutës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top