Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Nuk ndryshojnë objektivat për një humbje, në Korçë duam tre pikët

Humbja 6-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër është cilësuar si një incident nga ana e trajneri Blendi Shkëmbi, që në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Skënderbeut, bën thirrje që të tijtë të reagojnë dhe të rikthehen te fitorja.

Sa e vështirë është të motivosh skuadrën pas një humbjeje si ajo ndaj Vllaznisë?
Ishte një humbje që nuk e prisnim, me shumë gola, por për pjesën e motivimit nuk duhej të ishte dhe të jetë problem, pasi ne kemi një grup që nuk mund t’ia lejojë vetes të gabojë dy herë rresht. Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, pro në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, ka treguar se mund të hapë probleme. Megjithatë kemi marrë masat për të bërë maksimumin.

Si është gjendja e skuadrës para kësaj transferte?
Vazhdojmë të kemi disa probleme dëmtimesh dhe deri nesër do të shohim si do jetë gjendja e dy lojtarëve që kanë probleme, ndaj para ndeshjes do të vendosim për formacionin. Por besoj se nuk do të kemi ndryshime shumë nga ai i këtyre javëve.

Çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë?
Ne e nisëm mirë ndeshjen dhe gjetëm të parët avantazhin, por më pas ata na barazuan me goditje standarde dhe gjërat nuk shkuan mirë,. Më vjen mirë që rikthehet Sofranac, një mbrojtës shumë i rëndësishëm në zonë dhe në këtë mënyrë të gjithë lojtarët do të rikthehen në rolet e tyre përkatëse. Kjo është pjesa më e rëndësishme për mua si trajner.

A ndryshojnë objektivat e Dinamos pas humbjes me Vllazninë?
Ne ishim duke bërë shumë mirë deri para ndeshjes me Vllazninë, pasi kishim luajtur mirë ndaj të gjithë rivalëve dhe nuk kishim humbur asnjë ndeshje. Jam kundër asaj që të ndryshojmë objektivat pas një humbjeje, aq më tepër që jemi vetëm në javën e pestë dhe ka ende shumë garë përpara.

Skuadra kalon e para në avantazh, por nuk arrin ta ruajë…
Më vjen shumë keq që ne në shumicën e rasteve e nisim ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh, por më pas e pësojmë dhe kemi lënë shumë pikë kështu. Kam folur shumë me futbollistët dhe besoj që do të arrijmë të rikuperojmë në këtë aspekt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...