Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shkëmbi optimist: Shanse të barabarta kualifikimi, na duhet dhe pak fat

Nuk është një “shëtitje në park” kalimi i raundit nëse ke barazuar sfidën e parë në shtëpi 2-2, këtë e kanë të gjithë të qartë tek Teuta, megjithatë besimi është maksimal te kualifikimi. Edhe pse në plan të parë Kukësi niset me një epërsi të lehtë, trajneri i “Djemve të Detit”, Bledi Shkëmbi, është i bindur se shanset për të shkuar në gjysmëfinale janë të barabarta për të dyja skuadrat.

Rezultati i ndeshjes së parë patjetër që favorizon Kukësin, por ne do të mundohemi të luajmë në mënyrën tonë për ta fituar ndeshjen dhe shpresoj të kemi edhe fatin me vete. Kualifikimi ndahet, besoj, 50 me 50, do të luajmë për të fituar, të shohim çfarë do të na japë ndeshja.

4 fitore, 5 barazime, 2 humbje, ky është bilanci i përgjithshëm i viti 2019 te Teuta, rezultate që nuk e kanë çuar në qiell entuziazmin, përkundrazi ka edhe grimca zhgënjimi te trajneri i skuadrës durrsake. Megjithatë, ka ende kohë për të ndryshuar kurs.

Nuk jemi shumë të kënaqur, prisnim diçka më shumë. Në futboll ato që ikin nuk kanë më rëndësi. Shpresoj që të bëjmë atë lojë si në dy fazat e para.

Amadu Latif nuk shënon nga 16 dhjetori, Busic asnjë gol në kampionat me “Djemtë e Detit”, vetëm një në Kupë pikërisht ndaj Kukësit, Camara gjithashtu nuk e ka shijuar entuziazmin e golit që nga fillimi i dhjetorit, Vajushi sapo ka nisur të luajë… Probleme shqetësuese për teknikun korçar, që, në fakt, nuk janë të vetmet.

Si mund të vijnë golat? Duke luajtur një futboll edhe më të mirë dhe duke i nxjerrë sulmuesit në kushte më të mira para portës. Nuk kemi patur problem vetëm mosshënimin e golave nga sulmuesit. Në të dyja fazat e lojës kemi hasur vështirësi. Shpresoj të gjejmë vazhdimësinë në lojë dhe në rezultate.

Teuta do të synojë gjysmëfinalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri, herën e fundit ishte në edicionin 2016-2017, ku u eliminua nga Skënderbeu.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...