Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shkëmbi: Pres kompletimin e ekipit, do shohim një Dinamo tjetër

Dinamo triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Skënderbeut në miqësore, ndërsa trajneri Bledi Shkëmbi foli për SuperSport ku komentoi merkaton e kryeqytetasve dhe premtoi një fytyrë tjetër të bluve për pjesën e mbetur të sezonit.

Si duket gjendja e skuadrës, vetëm një javë nga rifillimi i kampionatit?
Kemi bërë një provë të mirë dhe jemi stërvitur mirë këto ditë, ndonëse kemi ende disa probleme të vogla. Presim të na afrohet edhe ndonjë lojtar tjetër dhe shpresoj që të jetë grupi i plotë sa më shpejt, në mënyrë që të bëjmë një figurë tjetër nga ajo që kemi treguar deri tani.

Cilët kanë qenë repartet apo pikat ku keni kërkuar me insistim përforcime?
Nuk ka gjë të fshehtë, pasi ne kërkuam nga një përforcim për çdo repart dhe kemi arritur marrëveshjet deri tani. Presim një lojtar të vijë të firmosë, pasi kemi rënë parimisht dakord, por është e rëndësishme të kemi sa më shpejt grupin e plotë. Kjo do të jetë java kryesore, që do të shohim gjithë grupin si do të jetë.

Duhet të presim një imazh tjetër të Dinamos në gjysmën e dytë të sezonit?
Jam i bindur që po. Duhet të kthejmë patjetër imazhin e duhur për Dinamon. Në disa ndeshje kemi bërë shumë keq dhe shumë gabime, ndaj minimumi është të mos përsëritim më ato situata. Jam i bindur që do të bëjmë mirë.

Sa e rëndësishme ishte ndërprerja e kampionatit për Dinamon?
Mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme, sidomos për anën psikologjike, pasi javët kalonin dhe ngërçi vazhdonte. Gjithashtu edhe lojtarët që kishin probleme fizike, e kanë shfrytëzuar për t’u rikuperuar.

A morët mesazhet e duhura nga skuadra sot?
Disa po, pasi kishim një formacion miks, me disa lojtarë të rinj, të cilëve shpresojmë t’u japim më shumë minuta gjatë kampionatit. Jam i kënaqur me gjendjen e disa lojtarëve për të cilët kishim pikëpyetje.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...