Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Reagojmë me vonesë, vështirësi për të shënuar

Bledi Shkëmbi u shpreh në lidhjen me “Gol pas Goli” se skuadra e tij po has vështirësi për të shkuar deri te goli, ndonëse nuk i i mungojnë rastet. Gjithsesi, për mënyrën sesi shkoi loja, është i kënaqur me barazimin.

“Nuk më pëlqen pyetja rezultat i drejtë apo jo. Jam i kënaqur që barazuam, ashtu si shkoi loja. E nisëm shumë mirë, në momentin e parë që gabuam, e pësuam. Patëm disa momente jo të mira. Jam i kënaqur me luftën që bënë çunat për të barazuar.”

Mungesa e një sulmuesi: Deri në janar ka kohë. Shpresoj që sulmuesit që kemi të ndryshojnë, por jo vetëm ta. Të kenë besimin për të shënuar, dhe do punojmë më shumë që të përmirësohen. Mendoj se bëmë mirë në 20 minutat e para, patëm momentet tona dhe nuk shënuam. Në ndeshje me rival direkt, është e sigurt se nëse nuk shënon, e pëson, siç na ndodhi ne. Më pëlqeu sot skuadra, për mënyrën si kërkonte të luante. Nuk harrojmë që luajtëm ndaj një Tirane shumë të mirë, me lojtarë cilësorë. Më erdhi mirë që besimi i skuadrës u shpërblye me atë gol.

Linja e dytë nuk po ndihmon: E drejtë, edhe unë këtë mendoj. Duket që kemi probleme me sulmuesit, por edhe mesfusha apo mbrojtësit e krahut, duhet të jenë më afër portës. Duhet të kenë besimin për të shënuar. Një nga lojtarët që luajnë në sulm, sikur të kishin shënuar 1-2 gola, do ishin përkthyer në pikë.

Reagimi me vonesë: Jam dakord që pas golit reagojmë me vonesë, ose ndonjëherë nuk reagojmë fare. Sa i përket pësimit, ato janë edhe instikte të lojtarëve, është sekondë që duhet të reagosh më shpejt. Edhe fati ka të bëjë se ku shkon topi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...