Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Të kalojmë dhe Laçin, pastaj flasim për objektivat

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, pas triumfit me Kastriotin për “Gol pas Goli” u shpreh se gjithçka shkoi sikurse e kishte parashikuar.

“Është një fitore që merr vlera, pasi morëm 3 pikë. Dua të falënderoj çunat, pasi bëmë një pjesë të parë të mirë, siç e kishim përgatitur, duke marrë parasysh dhe terrenin e vështirë. Fatmirësisht, gjërat shkuan siç i kishim parashikuar.”

Teuta pretendente: Ne nuk kemi fshehur gjë, por vazhdoj të them se kemi dhe një ndeshje të vështirë me Laçi, ku do bëjmë më të mirën për të fituar, dhe do të shohim nëse do t’i rrisim apo to mbetemi në objektivat ku jemi. Dihet që ne pretendojmë Kupat e Europës. Unë gjatë gjithë javës i përgatita lojtarët nga ana psikologjike, për të luajtur në një fushë të vështirë.

Shmangia e euforisë: Kemi lojtarë të rinj, duhen menaxhuar mirë. Veç meritës që ka stafi, meritën më të madhe e kanë lojtarët me eksperiencë. Nga ata fillon shembulli. Kjo më kënaq më shumë. Nga dita e parë e javës, pas çdo fitoreje, vazhdojnë ata të parët të jenë seriozë. Ky është mësimi më i mirë për të rinjtë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...