Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi trajneri i ri i Dinamos, klubi përgënjeshtron gjithçka!

Rikthimit të Dinamos në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh mungesë i është bërë shumë bujë nga mediat sportive në Shqipëri aq sa sëfundmi kanë qarkulluar edhe zërat për marrjen e drejtimit të bluve nga Bledi Shkëmbi ndërkohë që emri i Shpëtim Duros është përfolur si drejtor teknik. Lidhur me këto zëra ka reaguar vetë klubi i Dinamos duke përgenjeshtruar gjithçka dhe duke i dhënë besim trajnerit aktual Olsi Uku.

“Sqarim për opinionin publik. FK Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi hedhin poshtë të gjitha lajmet e pavërteta të përhapura ditët e fundit në lidhje me ndryshimet në stafin teknik të skuadrës tonë. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe lutemi për më shumë profesionalizëm, duke qenë më korrektë me lajmet e publikuara!  Trajneri Olsi Uku dhe stafi i tij gëzojnë mbështetjen e presidentit Bardhi, donatorëve dhe klubit në tërësi. Të gjithë bashkë jemi të përqendruar tek mbyllja me sukses e dy ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni. Me respekt, administratori Ermal Barushi”, shkruhet në reagimin e bërë nga klubi i Dinamos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...