Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Vangjelin dhe Osmanin i kam miq, por i mund, Teuta më e fortë

Vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa ndeshja e radhës është me Tiranën, në “Niko Dovana”. Është pa dyshim sfida më e rëndësishme e kësaj jave, sepse përplasen dy ekipe që kanë objektiva të rëndësishme. Për Bledi Shkëmbin, trajnerin e “Djemve të Detit” duhet të jetë ndeshja e kthesës, edhe pse nëse do të do të fitojë do të “hidhërojë” dy miqtë e tij, Vangjelin dhe Osmanin.

Ndeshja e kthesës: Do doja më shumë që ekipi në tërësi të ishte më mirë në fazën sulmuese dhe sulmuesit të ishin më afër portës dhe të shënonin rastet e paraqitura. Shpresoj që kjo të jetë ndeshja e kthesës. Së pari shpresoj që tifozët të na mbështesin në çdo ndeshje dhe jo vetëm kur të luajmë me Tiranën. Sa i takon “ish”-ëve, mendoj se nuk do të thotë asgjë. Çdo lojtar jep maksimumin me skuadrën që luan.

Përballja me Ahmatajn: Nuk e shoh si përballje individësh, është sfidë mes skuadrave. E kam thënë edhe vjet, nuk kemi garë mes njëri-tjetrit dhe as duhet të kemi. Gara është mes skuadrave. Çdo trajner bën maksimumin, të bëjë atë që duhet për të fituar. Mendoj se Teuta është më e fortë se Tirana, pasi kam lojtarët e duhur për t’i mundur ata.

Sfidë mes miqve: Te Tirana kam dy miq të mirë, Kristi Vangjelin dhe Tefik Osmanin. Pa diskutim që do të doja ta fitoja unë këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e bukur, e luajtur mirë dhe për arsyen që fusha do jetë në një nivel më të mirë sesa ka qenë. Kjo do të jetë një shkak që të jetë një ndeshje e bukur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...