Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shkëmbi zbulon formacionin para Tiranës: Tani kemi më shumë eksperiencë, Reginaldo nuk është gati

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës. Tekniku i kryeqytetasve shpreson që ekipi të marrë një tjetër rezultat pozitiv pas fitores me Kukësin për të pasur vazhdimësi, ndërsa thekson se në fushë lojtarët duhet të jenë të përgjegjshëm. Ndër të tjera, Shkëmbi shprehet pa problem edhe për formacionin duke zbuluar se me shumë mundësi në fushë ndaj Tiranës do të jenë të njëjtët futbollistë që luajtën edhe ndaj Kukësit.

“Fitorja ka ardhur në momentin e duhur, ishte një fitore e bukur dhe e merituar kundër një kundërshtari të vështirë. Por, mendoj që nuk kemi apo do të kemi eufori sepse jemi akoma poshtë dhe nuk kemi bërë akoma asgjë. Fitorja që të ketë më shumë vlera duhet të shoqërohet me një rezultat pozitiv nesër ndaj Tiranës.

Mendoj që i kemi mundësitë për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të fituar takimin, ne për këtë do të luajmë. Në futboll e folura para ndeshjes me atë që ndodh më pas në fushë është e ndryshme. Besojmë se do të bëjmë një ndeshje të mirë, shpresojmë që të kemi edhe fatin në favor, pasi në derbi dhe ndaj një kundërshtari të fortë duhet edhe fati”.

Chinedu mungon- “Do të donim t’i kishim të gjithë lojtarët, në futboll ka gjithnjë mungesa dhe ne kemi pasur fatin e keq që në shumë ndeshje kemi pasur mungesa siç është edhe ajo e Chinedu, por shpresoj që goli të vijë edhe nga mbrojtësit apo mesfushorët”.

Çfarë ka ndryshuar? “Kemi më shumë cilësi dhe eksperiencë që në futboll ka të bëjë shumë. Reginaldo ka akoma punë për të bërë dhe unë e njoh dhe ka akoma më shumë për të dhënë. Nga lojtarët pres atë që duhet të bëjnë në një derbi dhe kundër një kundërshtari nga më të fortët e kampionatit, motivimi nuk do të jetë problem.

Luhet në një stadium të bukur dhe të mirë, mendoj që për futbollistët është maksimalja. Kemi ndryshuar disa emra dhe vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm apo më shumë, ndoshta kemi kuptuar se duhet të bëjmë më shumë për të kaluar momentet e vështira në gjysmën e parë të sezonit.

Reginaldo nuk është ende gati për të qenë nga minuta e parë, nuk ka gjendjen fizike të duhur. Pothuajse do të jetë i njëjti formacion që luajti ndaj Kukësit. Jemi munduar të shikojmë pikat e dobëta të kundërshtarit, por edhe pikat e forta dhe Tirana ka disa të tilla. Në ndeshje pavarësisht çfarë përgatit, varet sa lojtarët janë në formë dhe të përgjegjshëm për atë që bëjnë.

Mendoj që ka edhe shumë ndeshje, janë edhe dy faza të tjera. E rëndësishme është që të kemi vazhdimësi, fitorja ndaj Kukësit ishte e bukur por duhet vazhdimësia për të marrë pikët dhe fitoret e tjera sepse me rezultatet pozitive të shkëputura nuk mund të shkojmë lart”, u shpreh Shkëmbi.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...