Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Shkëmbim “veteranësh”, Berisha në qendër të merkatos

Etrit Berisha ndërron ekip
Etrit Berisha ndërron ekip

Etrit Berisha është në kuotën e zero minutave këtë sezon me Torinon teksa gardiani i kombëtares e ka pranuar se nëse situata nuk ndryshon atëherë në merkaton e janarit mund të ndryshojë destinacion. Dhe, duket se mundësia më e mirë është shfaqur tashmë në horizont teksa sipas “Il Mattino”, Torino është e interesuar për numrin dy të Napolit, 35-vjeçarin, Salvatore Sirigu.

Klubi “granata” është i gatshëm t’i ofrojë të “kaltërve” Berishën në shkëmbim për Sirigu teksa tashmë “topi” është në gjysmëfushë e napoletanëve që fillimisht do të vlerësojnë ofertën e më pas do të vendosin nëse janë pro lëvizjes së portierëve.

Nëse shkëmbimi në aksin Torino-Napoli mbyllet me sukses, atëherë 33-vjeçari i kombëtares tek të kaltërit do të bashkohej me Amir Rrahmanin ndërsa do të kishte edhe shansin për t’u shpallur kampion i Italisë me Napolin që aktualisht kryeson kampionatin me tetë pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...