Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkëmbimi Higuain-Manolas, lëvizje që i kënaq të gjithë

Higuain dhe Manolas kanë disa të përbashkëta që po bëjnë të lëvizin ingranazhet e klubeve respektive për një shkëmbim të bujshëm mes tyre. Në mënyrë që mbrojtësi grek i Romës të lërë ambientin e verdhekuqve nevojiten 36 milionë euro, që parashikohen në klauzolën e tij të largimit, paradoksalisht sa shifra që kërkojnë bardhezinjtë e Juventusit për sulmuesin argjentinas Higuan. Në këtë mënyrë, ka lindur ideja për këtë shkëmbim që krijon jehonë mediatike e që tanimë projektohet më se i realizueshëm, duke parë interesat e klubeve respektive (do t’u leverdiste një tratativë e tillë në të gjitha drejtimet përfshi dhe atë financiar).

Bilanci i verdhekuqve të Romës duhet të arrijë shifrën e plus 45 milionë eurove brenda 30 qershorit, për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play-t Financiar.

Klubi torinez do të gjente më në fund sistemimin e duhur për Higuain, që nuk rezultoi ndër më frytdhënësit me huazimin e tij mes Milanit dhe Chelsea-t, dhe për më tepër pa shpenzuar asgjë do të përfitonin shërbimet e një mbrojtësi ekspert për të kompletuar edhe më shumë këtë repart.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...