Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shkëmbimi Icardi-Dybala, jo më thjesht një ide

during the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy.

Pavarësisht mesazhit të Beppe Marottës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes “Icardi” me kthimin e sulmuesit argjentinas nën urdhrat e Spallettit, e ardhmja e Mauros mbetet enigmë, aq më shumë tani që Lautaro Martinez po fiton më shumë kuota (sidomos pas paraqitjes mbresëlënëse në derbi me Milanin).

Martinez konsiderohet sulmuesi i së ardhmes në shtëpinë zikaltër dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, që e ka spikatur lajmin në faqe të parë, partneri ideal për të në sulm mund të jetë Paulo Dybala, që pëlqehet shumë nga Marotta

Pas zërave të shumtë të javëve të fundit, përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve mes Paraticit dhe Marottës, janë rritur mundësitë për një shkëmbim të mundshëm mes dy rivalëve të përjetshëm të Serisë A. Edhe verën e kaluar bardhezinjtë menduar seriozisht për për blerjen e Icardit, që në rast largimi të Mario Mandzukicit do të merrte vendin përkrah Cristiano Ronaldos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...