Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkëmbimi Icardi-Dzeko, marrëveshja drejt finalizimit

Një shkëmbim për të kënaqur të gjitha palët. Mauro Icardi tek Roma dhe Edin Dzeko tek Interi. Argjentinasi po jeton si “i divorcuar” brenda në shtëpi dhe e ardhmja e tij mund të jetë kudo, por jo tek skuadra ku vetëm pak kohë më parë mbante shiritin e kapitenit, në spondën tjetër sulmuesi boshnjak e ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për t’i thënë lamtumirë qytetit antik dhe të zhvendoset në Milanon moderne.

Zikaltrit kanë gati ofertën prej 18 milionë euro (një pjesë e të ardhurave do të përfitohen nga kalimi i Perisic te Bayerni), por drejtuesi e Romës nuk kanë ndërmend ta largojnë 33-vjeçarin pa pasur ende një zëvendësues dhe duke parë që pista “Higuain” është ndërlikuar, atëherë verdhekuqtë kanë dalë me një tjetër propozim. Dzeko plus 35 milionë euro për të drejtat e Mauro Icardit.

26-vjeçari duket tashmë i hapur drejt këtij destinacioni, sepse vetë ai, por edhe përfaqësuesja, që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, kanë mbetur të kënaqur nga oferta e Romës, që konsiston në 7.5 milion euro në sezon, plus bonuse, që mund ta dërgojnë këtë shifër në 9 milionë euro.

Ka ende episode deri më datë 2 shtator, kur të mbyllet përfundimisht telenovela e merkatos, por duket se është drejt zgjidhjes misteri që lidhet me të ardhmen e Mauro Icardit dhe Edin Dzekos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...