Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndi premtuese, mposht 3-1 në miqësore edhe Vorskla Polltavën

Shkëndija e Tetovës shfaqet ambicioze në këtë fazë përgatitore para eksperiencës europiane në Champions League. Kuqezinjtë tetovarë fituan bindshëm 3-1 në miqësore me Vorskla Polltavën, ish-skuadrën e ish-futbollistëve të Kombëtares Shqiptare Debatik Curri, Armend Dallku dhe Ahmed Jonuzi.

Trajneri Qatip Osmani preferoi nga minuta e parë këtë formacion: Zahov, Bejtullai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Taipi, Emini, Radeski, Junior dhe Shefiti.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shkëndijës, falë golit të Izair Eminit në minutën e 39-të.

Fraksioni i dytë nisi me gol për skuadrën ukrainase, që barazoi shifrat në të 57-ën, por reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm, me Muratin që riktheu epërsinë e skuadrës së tij në të 64-ën, para se Zejnullai, i aktivizuar në pjesën e dytë, të realizonte golin e fundit të miqësores për rezultatin përfundimtar 3-1.

Ky ishte testi i tretë pozitiv i Shkëndijës së Tetovës në fazën përgatitore. Pasi e nisi me një barazim 1-1 me Domzhalen, fitoi 3-1 me Osijekun, për të marrë fitoren e radhës me të njëjtin rezultat me Vorskla Polltavën.

Me miqësoren me Vorsklan, Shkëndija mbylli edhe fazën përgatitore në Rogashka Sllatina të Sllovenisë dhe kthehet në Tetovë, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve përpara angazhimit në turin e parë kualifikues të Champions. Më datë 10 korrik, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë përballë rivalëve të Neë Saints nga Uellsi, me takimin që do të në Shkup.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...