Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija 4 miqësore në Antalia, zbulohen kundërshtarët

Shkëndija e Tetovës vijon fazën përgatitore dimërore në Tetovë, ku stafi teknik po u kushton vëmendje më të madhe akumulimit të forcës fizike, para se në fazën e dytë të hidhet vëmendja te ndërtimi i lojës për vazhdimin e kampionatit.

Për këtë arsye, stafi teknik në bashkëpunim me kryesinë ka përcaktuar kalendarin e përballjeve kontrolluese që do të zhvillohen në kuadër të fazës së dytë përgatitore në Antalia të Turqisë, prej 23 janar deri më 8 shkurt.

Kuqezinjtë fillimisht do të matin forcat me FC Sered të Sllovakisë më 26 janar, ndërsa në fund të muajit (30 janar) do të përballet me MKF Karvina të Çekisës. Më 4 dhe 7 shkurt janë programuar të zhvillohen ndeshjet testuese me Randers Fc të Danimarkës dhe Slovan Liberec të Sllovakisë.

Miqësoret e Shkëndijës: 

Shkëndija – FC Sered (Sllovaki)  26/01/2020

Shkëndija – MFK Karvina (Çeki) 30/01/2020

Shkëndija – Randers FC (Danimarkë)       04/02/2020

Shkëndija – Slovan Liberec ( Çeki)     07/02/2020

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...