Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndija bën historinë, por TNS i fut frikën, e “poshtëron” në Uells!

Kualifikim mes drithërimash për Shkëndijën e Tetovës që në Uells vuajti shumë pasi u mposht me rezultatin 4-0 nga britanikët e The New Saints, duke vënë në rrezik kualifikimin dhe duke avancuar për më tej vetëm falë fitores 5-0 në ndeshjen e parë në Shkup. Trajneri Qatip Osmani kishte lënë në stol disa nga titullarët, sulmuesit Ibraimi dhe Radeski dhe Shkëndija e vuajti jo pak këtë fakt duke bërë një paraqitje zhgënjyese dhe duke pësuar 3 gola që në pjesën e parë. Ebbe, Redmond dhe Cabango i dhanë avantazhin e trefishtë skuadrës vendase brenda 35 minutave të para. Megjithatë kuqezinjtë tetovarë pas një fillimi shumë të dobët arritën ta merrnin veten dhe falë zëvendësimeve të trajnerit Osmani Shkëndija e rriti disi ritmin në pjesën e dytë. Por në minutën e 6-të shtesë TNS shënoi edhe golin e 4-ët me Bryne finalizim që vetëm sa i futi frikën Shkëndijës sepse nuk kishte më kohë dhe kuqezinjtë tetovarë hynë në histori teksa me rezultat të përgjithshëm 5-4, kaluan për herë të parë një tur  në UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...