Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija “blindon” me kontratë 5-vjeçare talentin 18-vjeçar

Shkëndija e Tetovës njoftoi se ka nënshkruar kontratë profesionale me 18-vjeçarin Reshat Ramadani, me kohëzgjatje 5 vjet. Paralelisht me përforcimet e reja, Shkëndija vazhdon t’u kushtojë vëmendjen e duhur futbollistëve që dalin nga shkolla e saj e futbollit. Ramadani luan në pozicionin e mesfushorit mbrojtës dhe qendërmbrojtësit. Në skuadrën e shpresave ë Shkëndijës ishte një nga lojtarët kryesorë, ndërsa me ekipin e parë të kuqezinjve debutoi në gjysmë sezonin e kaluar, në javën e shtatë, në fitoren 2-0 kundër Skopjes në Shkup.

“Ky është një moment shumë i lumtur për mua, pasi jam rritur te ky klub. Këtu i kam mësuar hapat e parë të futbollit dhe të nënshkruash me klubin e zemrës është ndjenjë e veçantë. Me skuadrën e U-19 të Shkëndijës kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme duke u shpallur kampionë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa luajtëm edhe në Ligën e Kampionëve për të rinj. Angazhimi në ekipin e parë të Shkëndijës është përvojë shumë e rëndësishme për mua, pasi këtu ka shumë lojtarë me përvojë të madhe dhe lojtarë të klasit të lartë. Besoj se me angazhimin tim në skuadrën e parë do të mund të zhvillohem si futbollist profesionist”, – deklaroi Reshat Ramadani, pas nënshkrimit të kontratës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...