Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkëndija do Rrocën, Luftëtari kërkon të përfitojë sa më shumë

Shkëndija mendon për Eduart Rrocën. Kuqezinjtë prej kohësh janë vënë në ndjekje të mesfushori me tipare sulmuese që luan disa pozicione të repartit të avancuar për të zëvendësuar ish kapitenin Ferhan Hasani. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit tetovar kanë vendosur në shënjestër, fantazistin e Luftëtarit i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim që pësoi në fund të sezonit të kaluar. Rroca nuk është përshfirë në listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Luftëtarin në turin e parë kualifikues të Europa League ndaj letonezëve të Ventspils dhe nëse transferohet te kampionët e Maqedonisë, ai do të kishte mundësi të aktivizohej me Shkëndijën në Europë. Eduart Rroca ka qenë një nga lojtarët më të mirë të bluzinjëve në 2 sezonet e fundit duke i dhënë një dorë të madhe Luftëtarit për të regjistruar arritjen historike që është kualifikimi në Europa League, për këtë arsye nëse Shkëndija e do 24-vjeçarin duhet të derdhë një shumë parash në arkat e gjirokastritëve të cilët nuk do ta linin të largohej kurrësesi Rrocën për një shifër më të vogël se 100 mijë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...