Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija e Tetovës dhe Renova preken nga COVID-19, rezultojnë pozitivë 6 raste

Dy anëtarë të Shkëndijës së Tetovës dhe gjashtë të Renovës kanë rezultuar bartës të Koronavirusit. Ky ishte rezultati i testimeve të kryera në laboratorin e spitalit privat “Axhibaden Sistina” për COVID-19. Lajmi u konfirmua zyrtarisht Sindikata e Futbollistëve në Maqedoninë e Veriut:

“Pas testimit të skuadrave nga Tetova janë diagnostikuar 6 raste pozitive me CoVid-19, 4 nga Renova dhe 2 nga Shkëndija. Emrat e futbollistëve janë dërguar në klubet përkatëse, të cilat anuluan stërvitjet e së dielës, ndërsa të prekurit pritet të vihen në karantinë dhe të tjerët në vetë izolim.”

Ndërsa klubi tetovar, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, sqaron:

“Për fat të keq, gjatë ditës së sotme, nga Sindikata e Futbollistëve dhe spitali Sistina na është njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitivë.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i marrë në koordinim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.

Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të radhës.”

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...