Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija e Tetovës dhe Struga Trim&Lum, në gjysmëfinale të Kupës

Shkëndija e Tetovës kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe duket se e ka rrugën të hapur drejt suksesit përfundimtar. Kuqezinjtë tetovarë, pasi eliminuan Vardarin në fazën e 1/8-ave, nxorën jashtë garës në çerekfinale edhe Rabotnickin me rezultat të përgjithshëm 3-3, duke avancuar falë rregullit të golave në fushën kundërshtarët. Sfida e parë e zhvilluar në Tetovë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sot, në Shkup, takimi u mbyll 2-2, me Shkëndijën që festoi në fund mes drithërimash.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka, falë golit të Nafiut. Në fillimit të fraksionit të dytë ktheu baraspeshën Jevtoski në të 72-ën, por vetëm 3 minuta më vonë Besart Ibrahimi realizoi një gol shumë të bukur për rezultatin 1-2. Ranotnicki gjithsesi arriti të barazonte në minutat e fundit me Krstovskin, finalizim që nuk mjaftoi për të shmangur eliminimit, pasi Shkëndija u avantazhua për faktin që kishte shënuar dy gola në fushën kundërshtare.

U kualifikua gjithashtu edhe Struga Trim&Lum, falë fitores 1-2 në fushën e Renovës (takimi i parë, 0-0), Akademija Pandev eliminoi Shkupin, ndërsa Bregalnica Stip kaloi Labunishtën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...