Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija e Tetovës me trajner të ri, gati nënshkrimi me ish-kampionin e Kosovës

Shkëndija e Tetovës e mbylli këtë sezon pas asnjë trofe. Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, e dominuar tashmë prej skuadrave shqiptare (Struga u shpall kampione për herë të parë në histori), kuqezinjtë u renditën të tretët, duke fituar gjithsesi të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës.

Stafi drejtues nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura kështu që ka projektuar ndryshime të rëndësishme, duke nisur me stafin teknik.

Lexo edhe:

Me largimin e trajnerit Qatip Osmani, detyra e parë e drejtuesve është emërimi i teknikut të ri. Mësohet se këtë rol do ta marrë një emër i njohur për kuqezinjtë: Ardian Nuhiu.

Ish-mesfushori i lindur në Shkup, i cili ka qenë pjesë e Shkëndijës në vitin 2013, do të emërohet shumë shpejt trajner i skuadrës kuqezi.

Nuhiu nuk ka një karrierë të gjatë si trajner. Ai ka drejtuar Shkupin në sezonet 2016-2018, si dhe Dritën e Gjilanit për më shumë se tre vite, duke fituar edhe titullin kampion në Superligën e Kosovës në sezonin 2019-2020.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...