Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija e Tetovës nënshkruan me sulmuesin e talentuar francez

Shkëndija e Tetovës po kalon një dimër “të nxehtë” sa i përket merkatos, pasi ka bërë përforcime të shumta, ndërsa më i fundit është futbollisti i talentuar francez Aboubakar Es Sahhal.

Ky i fundit është prezantuar ditën e sotme me fanellën kuqezi, ndërsa ende pritet të mësohen detajet dhe formula e transferimit të tij nga të rinjtë e Guingamp te klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi 19-vjeçar është aktivizuar edhe me kombëtaren franceze të moshave U17 dhe U18, ndërsa pritet të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Ernest Gjokës, që do të provojë sërish mbrojtjen e titullit kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...