Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija, gati për t’i dhënë “shuplakën” e fundit Vardarit

Duhej të ishte ndoshta derbi i sezonit, por ecuria e Shkëndijës e bën vetëm një duel të rëndomtë, transfertën me Vardarin. Përballja e fundit sezonale e dy pretendentëve për titull, kësaj radhe nuk bart vlerën e diskutimit të kreut, pasi Shkëndija në 27-të xhirot paraprake, ka krijuar 12 pikë diferencë me konkurrentin më të afërt.

Kthimi i Besart Ibraimit në stërvitje, qoftë edhe për vrapime të lehta, ishte lajmi që u prit me shumë eufori nga tifozëria kuqezi, mirëpo është e qartë se “bomberi” ende është larg rikuperimit të plotë pas operimit të ligamenteve.

Portieri Kostadin Zahov, pasi humbi sfidën me Renovën, mbetet jashtë formacionit për shkak të dëmtimit të shpatullës në fitoren e dy javëve më parë kundër Akademia Pandevit.

Në të njëjtin takim u dëmtuan edhe Alimi e Nafiu, mirëpo të dy kanë ushtruar me intensitet të plotë dhe konkurrojnë për vendin në 11-she kundër Vardarit. Bën përjashtim Egzon Bejtullai, aktivizimi i të cilit mbetet në dyshim për shkak të një goditje të marrë në këmbë gjatë stërvitjes së ditës së premte.

Vardari nga gjashtë pikë të mundshme në dy duelet e fundit, ka mundur të koleksionojë vetëm dy dhe në përballjen me Shkëndijën vjen pas dy barazimeve me Pobedën dhe Akademia Pandevin. Për të dytin sezon me radhë Shkëndija dominon bindshëm rivalin dhe kampionatin dhe, pas edicionit të kaluar, që solli rekord europian për 35 pikët më shumë se vendi i dytë në fund të kampionatit, edhe këtë vit Shkëndija përbën kryefjalën.

Ekipi nga Shkupi këtë sezon nuk njeh fitoren përballë Shkëndijës, pasi barazimin 2-2 në Tetovë në hapje të këtij edicioni e pasuan dy triumfe të kuqezinjve, 0-2 në Shkup dhe 1-0 në Tetovë. Shtatë duele me radhë Shkëndija nuk mundet nga Vardari dhe ky kompleks duket se rëndon rivalin para kësaj përballje. Takimi Vardari-Shkëndija luhet sot, në Maxhari të Shkupit, në orën 16:00.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...