Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija i merr “gardianin” Strugës: Do t’i përkushtohem maksimalisht fanellës kuqezi

Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me portierin Davor Taleski, i cili ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje tre vjet.

27-vjeçari vjen nga ekipi i Struga Trim&Lum, me të cilën gjatë sezonit të kaluar regjistroi gjithsej 32 paraqitje, 30 në kampionat dhe 2 në Kupë.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Dëshira e secilit portier nga kampionati vendor është që një ditë të luajë për Shkëndijën. Për mua është një sfidë e madhe, duke marrë parasysh që Shkëndija çdo vit merr pjesë në garat evropiane. Do të jetë një mundësi e madhe për mua që të tregoj të gjitha cilësitë e mia. Falënderoj drejtuesit e klubit për vlerësimin dhe që mundësuan ardhjen time në Tetovë. Premtoj se fanellës së Shkëndijës do t’i përkushtohem maksimalisht”, – u shpreh Taleski gjatë nënshkrimit të kontratës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...