Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija i rrëmben një sulmues Shkupit, firmos për një vit e gjysmë

Shkëndija e Tetovës po kryen fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa drejtuesit kanë një tjetër dhuratë për trajnerin, pasi kanë nënshkruar me sulmuesin anësor Kire Markoski.

Futbollisti 26-vjeçar është i lindur në Ohër, ndërsa në fazën e parë ishte pjesë e Shkupit kryesues të renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Tashmë Markoski ka firmosur për një sezon e gjysmë me Shkëndijën dhe është nisur menjëherë drejt Antalias për t’iu bashkuar grupit, ndërsa duke folur për faqen e klubit, deklaroi se është i lumtur që do të veshë fanellën kuqezi.

“Dëshira e secilit lojtar që luan në kampionatin vendor është që një ditë të jetë pjesë e Shkëndijës. Unë jam i lumtur që sot po nënshkruaj me Shkëndijën, sepse Shkëndija është duke krijuar një skuadër mjaft të fortë që për synim e ka të fitojë titullin e kampionit dhe të shënojë sukseset e radhës në garat evropiane. Mendoj se në Shkëndijë do të arrij të zhvillohem akoma më tepër si futbollist. Mezi pres të fillojë kampionati që të jap maksimumin nga vetja dhe bashkë me shokët e skuadrës të arrijmë sukseset e radhës për Shkëndijën”, deklaroi Markoski i cili menjëherë pas nënshkrimit të kontratës i është bashkëngjitur skuadrës në kampin stërvitor në Antalia të Turqisë.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...