Futboll

Shkëndija kthen nga huazimi Alitin dhe rinovon me Merxhanin

Shkëndija e Tetovës njofton firmosjen e kontratave me Arlind Alitin dhe Zija Merxhanin. Mbrojtësi i djathtë, Arlind Aliti, është lojtar i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës. Ai kthehet në taborin kuqezi pas një sezoni te Struga Trim&Lum. Me struganët 20-të vjeçari zhvilloi 13-të paraqitje shumë pozitive në elitën e futbollit vendor, duke bindur drejtuesit e klubit për t’i ofruar kontratë dyvjeçare.

“Ky është moment shumë i veçantë për mua, pasi të marrësh besimin e klubit ku je rritur gjithmonë është realizim i një synimi. Kam zhvilluar një sezon në Ligën e Parë, mendoj se huazimi të Struga më ka vlejtur dhe tani jam i gatshëm për të dhënë më të mirën në fanellën e Shkëndijës”, – deklaron Arlind Aliti.

Kontratë të re njëvjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër, firmosi mbrojtësi i majtë Zija Merxhani. 24-vjeçari në dy sezonet e fundit ishte në nivel gjithmonë kur i jepej rasti për të luajtur dhe kryesia e llogarit edhe për të ardhmen.

“Jam i lumtur që qëndrimi im te Shkëndija zgjatet dhe tani nuk më mbetet tjetër veçse të dëshmoj me punë se meritoj të jem këtu. Sezoni i fundit nuk shkoi si duhet, por pandemia goditi gjithë botën dhe ne duhet të shikojmë përpara. Besoj se sezonin e ri Shkëndija do të jetë ekip për titull”, –  thotë Zija Merxhani.

Pjesë e Shkëndijës nuk është më portieri Artan Iljazi. Kontrata e kumanovarit me kuqezinjtë skadoi me ndërprerjen e sezonit të kaluar dhe palët nuk menduan të vazhdonin bashkëpunimin. Shkëndija falënderon Iljazin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency