Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija mes Cavanit dhe Messit: E lëmë kur të duash!

Përplasje mes Lionel Messit dhe Edinson Cavanit në miqësoren Argjentintë-Uruguai 2-2, e zhvilluar në Izrael. Mësohet se sulmuesi i PSG e ka ftuar “yllin” e Barcelonës në një duel kokë më kokë, gjatë një sherri gjatë pjesës së parë.

Sipas gazetës argjentinase “Ole”, Cavani ishte fiksuar nga kamerat duke sugjeruar se ai dëshironte të përleshej me Messin gjatë ndeshjes. “Ole” pretendon se Messi iu përgjigj: “kur të duash”. Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, aq sa është dashur ndërhyrja e Luis Suarezi, për të çtensionuar situatën.

Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj ndaj Messit që ndezi dhe zënkën mes argjentinasit dhe Cavanit. Mbrojtësi i Uruguait, Diego Godin, u fiksua duke i hedhur krahun në sup Messit për të ulur gjakrat.

Cavani, i pyetur për këtë incident,  deklaroi pas ndeshjes se “ishte një klasike, një ndeshje me shumë fërkime dhe përplasje, siç ndodh gjithmonë në futbollin e Amerikës së Jugut.”

Kjo është hera e dytë në katër ditë që Messi është përfshirë në një incident të diskutueshëm. “Ylli” i Barcelonës dhe trajneri i Brazilit, Tite, shkëmbyen fjalë gjatë fitores së Argjentinës ndaj “Seleçaos”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...