Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija mes Europës dhe kampionatit, e nis kundër Vardarit

Është vetëm fillimi i sezonit, por Shkëndija luan menjëherë finale të rëndësishme për vazhdimësinë. Nga përballja me klubin e mirënjohur austriak, Salzburg në turin e tretë kualifikues të Champions-it, për të kaluar te kampionati.

Këtë të shtunë, Liga e Parë e Maqedonisë nis rrugëtimin, me tetovarët që duhet të konfirmohen si kampionë në fuqi prej javës së parë. Kalendari ka vendosur që kampionati të hapet me supersfidën ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.

Ndeshje për t’u fituar, për t’i treguar Vardarit se titulli do të jetë përsëri pronë e ekipit të drejtuar nga Qatip Osmani. Kuqezinjtë kanë një skuadër më cilësore se kundërshtarët, megjithatë duhen bërë llogaritë edhe me menaxhimin e forcave, për ndeshjen e kthimit ndaj Salzburgut.

Në anën tjetër, Vardari do të provojë të përfitojë nga angazhimet dhe lodhja e tetovarëve, të cilët kanë luajtur pesë ndeshje në arenën ndërkombëtare dhe vijnë nga humbja 3-0 në trasfertën austriake.

Gjithçka do ta tregojë fusha e lojës, këtë të shtunë, në orën 17:00 në Tetovë. Në duelin direkt për titullin, ku Shkëndija do të provojnë të konfirmojnë supermacinë e shfaqur gjatë gjithë edicionit të kaluar, ku e fituan titullin me 35 pikë diferencë nga rivalët e mëdhenj dhe 101 gola të shënuar. Fitorja prej javës së parë do t’i demoralizonte rivalët direkt dhe do të shërbente si një avantazh prej startit për kuqezinjtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...