Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Shkëndija, Nuhiu: Treguam karakter, kam një kërkesë për lojtarët

Shkëndija krijoi shumë, por shënoi vetëm një gol përballë Haverfordwest. Goli i Adenis Shalës i dhuroi kuqezinjve fitoren 1-0 në duelin e parë të raundit të parë në Conference League.

Trajneri i skuadrës shqiptare që garon në Maqedoninë e Veriut, Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes së është i kënaqur me performancën e djemve të tij. Teksa pret që në sfidën e kthimit në Uells, Shkëndija të jetë më e saktë përpara portës kundërshtare.

 

Në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët. Kishim një kundërshtar që ishte shumë i disiplinuar, na la shumë pak hapësira dhe kishte ide të qarta për t’u mbrojtur.

Haverfordwest po kërkonte të na ndëshkonte me kundërsulme. Krijuam mjaftueshëm realisht, ndoshta me pak fat do të shënonim edhe ndonjë gol.

Por, un jam i kënaqur me performancën e djemve, sepse është ndeshja e parë. Krijuam shumë raste, thjesht na mungoi fati. Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment.

Lexo edhe:

Gjithmonë ishin në kërkim dhe më pëlqeu se si menaxhuam situatat e tyre në aspektin e kundërsulmit. Kemi qenë shumë agresiv. Në momentin që është humbur topi, kemi reaguar për ta marrë dhe për të filluar ndërtimin e aksioneve të tjera.

Teknikisht jemi skuadër e mirë. Do të kërkoj gjithmonë nga futbollistët tanë që të kemi nën kontroll topin, sepse vetëm ashtu mund të dalim tek idetë tona…

Mendoj është bërë paraqitje jo vetëm e prurjeve, por e të gjithëve, shumë pozitive. Me kalimin e ndeshjeve lojtarët do të njihen me njëri tjetrin edhe më mirë. Dhe do të performojnë më mirë.

Dueli i kthimit? Përparësia në pas shtatë ditëve është se kundërshtarin tani e njohim nga afër. Do të analizohet kjo ndeshje dhe do të përgatitemi që të marrim kualifikimin.

Do të jemi më të qetë afër finalizimit, do të punojmë në këtë aspekt. Do të mundohemi që t’i mbyllim të gjitha pikat e tyre të forta.

Por do të shfrytëzojmë edhe aftësitë e skuadrës sonë dhe të futbollistëve. Besoj se edhe atje djemtë do të bëjnë një ndeshje të madhe”, theksoi trajneri i skuadra tetovare.

VIDEO/ Shkëndija e nis me fitore, dominimi kuqezi sjell vetëm një gol

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...