Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija pa Junior ndaj Milanit

Shkëndija pa Stenio Junior në San Siro. Uefa i jep një goditje të rëndë klubit tetovar pasi komisioni i Disiplinës, i institucionit më të lartë të futbollit europian ka dënuar me dy ndeshje skualifikim sulmuesin brazilian të kuqezinjëve. Stenio Junior është pezulluar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e parë të turit të tretë kualifikues ndaj litunezëve të Trakait për një ndërhyrje të rëndë me takat e ngritura ndaj një lojtari kundërshtar. 26 vjecari i cili është pjesë e Shkëndijës që prej vitit 2013 pasi humbi ndeshjen e kthimit ndaj Trakait,  do të mungojë edhe në sfidën e parë të play-offit të Europa League ndaj gjigandëve italianë të Milanit, sfidë e cila do të zhvillohet në datën 17 Gusht në La Scalan e futbollit, pikërisht në mitikun San Siro. Stenio Junior do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Qatip Osmani në repartin e avancuar. Në 4 takime që është aktivizuar në këtë edicion të Europa Leagues me, Shkëndijën e Tetovës braziliani ka realizuar 2 gola ndërsa në total numëron 4 finalizime me skuadrën shqiptare në kompeticionet europiane. Në këtë sezon Junior, ka shënuar golin e vetëm në humbjen 2-1 ndaj Trakait në ndeshjen e parë të turit të tretë por edhe golin e dytë në fitoren e 0-4 ndaj moldavëve të Dacias në transfertë në sfidën e kthimit të turit të parë. Pa Stenio Junior por me Ardian Cuculin pasi mbrojtësi 30-vjecar e ka shlyer pezullimin me një ndeshje dhe do të jetë i gatshëm për takimin historik ndaj Milanit në San Siro.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...