Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Shkëndija, për të shmangur blofin ndaj Araratit, kualifikimi detyrim

Shkëndija shkon me avantazhin e dy golave në transfertën armene ndaj Araratit. Kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0 në Shkup javën e shkuar e tani do t’u mjaftojë ta menaxhojnë në mënyrën e duhur suksesin në ndeshjen e kthimit për të vijuar aventurën e tyre europiane. Të besuarit e Artim Shaqirit ishin dukshëm më superiore se Ararati, që duke përjashtuar një mundësi për shënim në pjesën e parë, nuk arriti që të prodhonte asgjë më shumë në takimin e vajtjes.

Golat e Shalës dhe Nafiut i bënë gjërat e thjeshta për tetovarët, të cilët do të synojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv në Yerenvan, pavarësisht se kanë luksin që të kualifikohen edhe në rast se munden me një gol diferencë.  Kuqezinjtë kanë prekur tri herë fazën play-off të Euopa League-s, por pa mundur që të marrin pjesë në grupet e një kompeticioni europian, që mbetet dhe objektivi i tyre i madh.

Ekipi kuqezi ka treguar se di t’i bëjë mirë llogaritë në arenën ndërkombëtare, diçka që duhet ta dëshmojë dhe në përballjen e kësaj të enjteje, ndaj Ararat, që nuk mund të thuhet se ka të njëjtin nivel si tetovarët. Në raundin tjetër të Conference League, Shkëndijën e pret skuadra letoneze e Valmieras.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...